Postimi i deputetit demokrat Xhelal Mziu
Por pamjet që ka shpërndarë deputeti i PD-së nuk janë nga Shqipëria.
Një verifikim i fotografive në internet tregon se ato lidhen me një rast të raportuar në Sofje, në Bullgari, konkretisht në zonën e Dragalevtsit.
Kronika e nje televizioni ne Bullgari, ne vitin 2023
Edhe vetë rasti nuk është i ditëve të fundit. Fotografitë dhe mënyra e pazakontë e asfaltimit kishin qarkulluar në mediat bullgare dhe në rrjetet sociale që në vitin 2023, duke shkaktuar atëherë komente dhe ironi.
“Në rrugën Nenko Balkanski, asfalti është shtruar vetëm në të dyja skajet e rrugës, sa për të kaluar gomat e një automjeti”, shkruanin mediat bullgare për rastin.
Pra, “inovacioni i fundit i Rilindjes” i denoncuar nga Mziu rezulton të jetë një histori disa vite e vjetër nga kryeqyteti i Bullgarisë.


