17 C
Tirana
06 / 11 / 2026

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti Ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Sh. T. Z. Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj i uroi Ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik.

Në vijim të takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat këtë vit shënojnë 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, teknologjisë, sigurisë, mbrojtjes kibernetike, turizmit dhe shkëmbimeve mes njerëzve.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x