22 C
Tirana
02 / 11 / 2026

Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump. Presidenti mund të humbasë Kongresin

Shtetet e Bashkuara hyjnë në orët e fundit të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, me demokratët që kryesojnë në sondazhe dhe republikanët që përballen me rrezikun e humbjes së kontrollit të Kongresit.

Anketimi më i fundit i NBC-së, tregon se demokratët gëzojnë mbështetjen e 52 për qind të të anketuarve, kundrejt 45 për qind për republikanët, duke e zgjeruar me dy pikë avantazhin krahasuar me muajin e kaluar.

Një tjetër sondazh, i publikuar nga Neë York Times/Siena, tregon se kandidatët demokratë kryesojnë në shumicën e shtatë shteteve kyce për balancën e pushtetit në Senat. Veçanërisht domethënëse janë shifrat në Teksas dhe Kansas, dy bastione tradicionalisht republikane.

Në Teksas, demokrati James Talarico kryeson me 50 për qind kundrejt 43 për qind për republikanin Ken Paxton, ndërsa në Kansas, Adam Hamilton ka 49 për qind të mbështetjes përballë 44 për qind për Roger Marshall.

Demokratët rezultojnë përpara edhe në Michigan, Main dhe Ohio, ndërsa gara në Alaskë mbetet e ngushtë. Sipas Reuters, sakaq, gara për Dhomën e Përfaqësuesve favorizon demokratët, ndërsa kontrolli i Senatit mbetet i pasigurt.

Në këtë klimë politike, presidenti Donald Trump ka intensifikuar përpjekjet për të mobilizuar elektoratin republikan, duke zhvilluar tubimet e fundit në Kansas dhe Ioëa. “Nëse fitojnë demokratët, do të bëhem Zoti Veto”, deklaroi Trump, duke iu referuar mundësisë së bllokimit të nismave legjislative të kundërshtarëve politikë.

“Nëse republikanët fitojnë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, çdo amerikan në moshë madhore do të përfitojë 5 mijë dollar. Nga këtu, ne do të ngjitemi shumë më lart”, tha Trump.

Në mbyllje të fushatës, ai u shpreh i bindur për një fitore dërrmuese, duke akuzuar kundërshtarët se synojnë të marrin kontrollin e vendit dhe duke u bërë thirrje mbështetësve të votojnë masivisht. Republikanët kontrollojnë aktualisht si senatin ashtu edhe dhomën e  Përfaqësuesve.

Zgjedhjet e 3 nëntorit do të përcaktojnë përbërjen e re të Kongresit dhe hapësirën politike të presidentit Trump gjatë dy viteve të mbetura të mandatit të tij.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x