Kryeministri i vendit, Edi Rama me ministren për Administratën Publike Adea Pirdeni po prezantojnë një plan të ri transformimi dhe vlerësimi mbi shkallën e meritës së administratës në raport me shërbimin ndaj qytetarëve.
Gjatë prezantimit, Rama theksoi se reforma synon të krijojë një administratë ku punonjësit më të aftë dhe më të përgatitur të kenë mundësi të përparojnë në hierarkinë shtetërore mbi bazën e meritave dhe përkushtimit.
“Njerëzit më të aftë, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më të dëshiruar për t’i shërbyer vendit, nga fronti administrativ, nga ana e shtetit, duhet jo vetëm të hyjnë dhe të ecin përpara kur hyjnë në shkallët e hierarkisë administrative. Prandaj e kemi quajtur shkalla e meritës“, tha ai.
Më tej, Rama u ndal edhe te krijimi i Ministrisë së Administratës Publike, duke theksuar se reforma nuk lidhet vetëm me organizimin e institucioneve, por edhe me menaxhimin e kapitalit njerëzor dhe përgjegjësinë e shtetit ndaj qytetarëve.
“Pjesë e kësaj reforme është edhe ajo që kam shpallur me krijimin e Ministrisë së Administratës Publike. Kjo ministri i kushtohet administratës dhe mirëqeverisjes. Ajo përfshin organizimin e institucioneve, trajtimin e kapitalit njerëzor dhe përgjegjësinë e shtetit ndaj qytetarëve që kanë të drejtë të kërkojnë dhe të ankohen, të kërkojnë t’u zgjidhet halli dhe, mbi të gjitha, që halli i tyre të mos humbasë në oqeanin e burokracisë“, tha Rama.
- FBI konfirmon: 6 miliardë dollarë kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, ja si po i pastrojnë - 02/11/2026
- Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump. Presidenti mund të humbasë Kongresin - 02/11/2026
- A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit - 02/11/2026