16.5 C
Tirana
02 / 11 / 2026

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

Një avion privat është rrëzuar në një zonë të banuar në jug të Floridës, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr të madh. Sipas raportimeve paraprake, aksidenti ka shkaktuar 9 viktima.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 13:00 me kohën lokale, në qytetin Greenacres, në kontenë Palm Beach. Avioni, që dyshohet të jetë një Learjet 60, fillimisht ka goditur një pemë dhe ka këputur disa linja elektrike, përpara se të përplasej në një kompleks banimi me shtëpi të lëvizshme.

Dëshmitarët kanë përshkruar një zhurmë jashtëzakonisht të fortë nga përplasja, e cila, sipas medias Aviation 24/7, u ngjante tingujve të një shpërthimi rakete.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x