22.2 C
Tirana
29 / 10 / 2026

Pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo ka firmosur urdhrin për transferimin e Ergys Agasit nga burgu u Bradasheshit, ku ai ndodhet në paraburgim që pas arrestimit.

Forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkuan në paraburgimin e Bradasheshit, ku ndodhet Agasi, për të kryer procedurat e transferimit.

Ndërkohë për arsye sigurie, mbahet sekret burgu se ku ai do të transferohet. Megjithate burime për JavaNews thone se Agasi do te transferohet ne Fier.

Kujtojmë që një ditë më parë u transferua nga burgu i Durrësit po në atë të Fierit edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Biznesmeni Ergys Agasi u arrestua më 26 gusht 2026 në zonën e Plepave, në hyrje të qytetit të Durrësit, pas disa muajsh në kërkim.

Sipas SPAK ndaj Agasit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” me vendim të Gjykatës së Posaçme, më 15 dhjetor 2025.

Në momentin e arrestimit, Agasi shoqërohej nga një ish-punonjës policie, Ulian shpataraku i cili u arrestua në flagrancë nën dyshimin për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Sipas SPAK, Ergys Agasi po hetohet në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2025, që lidhet edhe me çështjen e prokurimeve publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ndaj tij po hetohen dyshime për konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera publikë, korrupsion aktiv, pastrim të produkteve të veprës penale dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x