Rama ua heq maskat dhunuesve. Ai zbuloi këtë të premte një listë të zezë me perosnazhe të dënuar për vepra të rënda, që kanë ushtruar terror në rrugët e ditës, gjatë protestave.
Analisti Martin Leka thotë se protesta e të ashtuquajturve “studentë’, ishte e ngjyer me krim dhe me elementë që nuk përbëjnë pjesën e shëndoshë të studentëve.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se këyre personve u duhet zbuluar tërësisht identiteti. Ndërsa, sulmin me dronë kamikazë drejt Kryeministrisë, të cilat u neutralizuan, e cilësoi si një kambanë alarmi për shtetin.
Sipas Lekës, kreu i qeverisë, Edi Rama duhet të vendosë njerëz me integritet dhe të fortë në krye të institucioneve.
“Kur kemi denoncuar njerëzit që i paraprinin protestuesve, të ashtuquajturve “studentëve”, dhe ishin ligjërisht me kapuç, kemi dyshuar në identitetin e tyre. Qeveria, edhe pse është treguar si qerre, por e ka kapur faktin që protesta është e ngjyer me krim dhe me elementë të cilët nuk përbëjnë pjesë e shëndoshë, natyrale të studentëve. Fakti që janë bërë publik inicialet, ata duhet të dalin edhe me emër, mbiemër dhe fotografi që t’i njohë familja, lagja, kryeqyteti, e gjithë Shqipëria. Nuk mund të lihet shteti peng i një grupi për protesta të dhunshme. Unë refuzoj ta quaj propagandë, edhe pse mund të kem dyshim sa më të vogël. Preferoj ta besoj. Kjo është kambanë alarmi, për ata persona që janë të përfshirë në këtë skemë. Në protestë mund të ketë persona të motivuar kundër qeverisë, por nuk janë për dhunë. Në këtë rast, është alarm jo vetëm për qytetarët, por edhe strukturat e shtetit shqiptar. Për SHISH, dhe që ky është kambanë alarmi për vetë Edi Ramën, duhet të ketë në krye njerëz profesionistë, të fortë për mbrojtjen e shtetit”, theksoi ai. /Javanews/abcnews.al/
- I refuzuan përsëri ftesë për dialog, Rama mesazh me video: Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?! - 23/10/2026
- “Protesta, e ngjyer me krim”- Analisti: Dronët kamikazë drejt Kryeministrisë, kambanë alarmi për shtetin! Shteti s’mund të rrijë peng i… - 23/10/2026
- Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim - 23/10/2026