17.6 C
Tirana
19 / 10 / 2026

Kryetari i Bashkisë vlerëson aktin: Mirënjohje artistit të madh lezhjan Pashk Përvathi!

Sot, adoleshente gjatë protestës në Lezhë, kanë dhunuar memorialin e quajtur “Lahuta e Malcis” në kujtim të At Gjergj Fishtës. Me një akt të pashembullt qytetarie e guximi, ka ndërhyrë “Mjeshtri i Madh”, piktori i shquar Pashk Përvathi, i cili ka ndaluar dhe ka bërë të mundur largimin e dhunuesve.

Për këtë akt ka reagur kryetari i bashkisë Lezhë zoti Pjerin Ndreu, i cili shkruan:

“Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje për artistin e madh lezhjan, Pashk Përvathi, i cili dëshmoi një ndërgjegje të lartë qytetare, duke ndërhyrë menjëherë për të ndaluar disa fëmijë që po dëmtonin instalacionin e “Lahutës së Malcis”, në Bulevardin “Gjergj Fishta”.

Një gjest fisnik, një shembull qytetarie dhe përgjegjësie në mbrojtje të artit, kulturës dhe vlerave tona!

Arti dhe trashëgimia jonë janë pasuri e përbashkët. T’i mbrojmë është detyrë e të gjithëve!

Respekt dhe mirënjohje, mjeshtër!, përfundon reagimin e tij zoti Ndreu!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x