17.4 C
Tirana
09 / 10 / 2026

“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

Një email kërcënues ka mbërritur këtë të premte më 9 tetor në adresat zyrtare të bashkive në të gjithë Shqipërinë, duke shkaktuar shqetësim, për shkak të përmbajtjes së tij.

Në mesazhin kërcënues, dërguesi, i cili identifikohet si drejtues i të ashtuquajturës “Milicia Serbe”, pretendon se ka vendosur mjete shpërthyese në ndërtesat e institucioneve vendore dhe kërcënon me shpërthime brenda një ore.

Përmes këtij emaili, dërguesi kërkon që “Kosova të njihet si pjesë e Serbisë”, duke kërcënuar me vrasjen e shqiptarëve në rast se kërkesa e tij nuk plotësohet, raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj.

“Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush”, thuhet në mesazhin e dërguar në adresat zyrtare të bashkive, ku më tej pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes në ndërtesë.

Sipas informacionit paraprak, bëhet fjalë për një email të rremë, i cili u është dërguar rreth 140 personave.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x