Deputeti i PS-së Erion Braçe ka folur sot në mbrëmje për Now me Erla Mëhillin nën intervistimin e Eksiola Shehut, gazetares së Euronews Albania, lidhur mbi diskutimin e Reformës Territoriale.
Braçe ka thënë se në mbledhjen e Grupit të PS-së iu tha në mëngjes se “kërkon protagonizëm individual” që kritikon, por nuk tha se kush ia tha këtë, edhe pse gazetarja e pyeti nëse ishte Kryeministri Edi Rama./
Braçe: Po mundohesha të kujtoja atë që m’u tha mua sot në mëngjes në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së e që m’u tha: ti do protagonizëm individual. Ndërkohë që unë po pres përgjigje akoma për gjëra, të cilat m’u tha ke të drejtë. Se në këtë pikë kemi ardhur, që ti ke të drejtë, po kërkon protagonizëm.
Gazetarja: Kryeministri ishte?
Braçe: Këto fjalë i dëgjoj për kuriozitet.
- Kanadezja, Anne Carson, është fituese e Çmimit Nobel në Letërsi 2026/ “Për veprën e saj të guximshme dhe shpikëse, e cila, në një dialog lojcak me traditën klasike, ka krijuar forma të reja për letërsinë bashkëkohore.” - 08/10/2026
- Braçe zbulon debatet në mbledhje?! Deputeti i PS: M’u tha “do protagonizëm individual”… - 08/10/2026
- Shehi godet Berishën: Ka mbyllur ciklin politik, nuk ka çfarë t’i ofrojë më opozitës - 08/10/2026