Kosova është tronditur nga një rast i rëndë që ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë “Orenda”. Një grua e moshuar shihet duke u rrahuar brutalisht nga infermierët e kësaj shtëpie.
Policia e Kosovës raportohet se ka shkuar në qendrën “Orenda” në Pejë pak minuta më parë.
T7 raporton se është arrestuar burri i njërës nga grave që shihen në video.
Ai është arrestuar pasi dyshohet që e ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës. Sipas PK-së rasti ka ndodhur më 29 tetor derisa sot në rrjete sociale është publikuar videoja e momentit kur një infermiere e godet me shuplaka e shqelma një të moshuar, ndërsa disa të tjera veç qeshin dhe një nga to e incizon momentin