Teksa ngjisin shkallët e Fakultetit të Mjekësisë plot emocione, trinjaket kanë vendosur të mos ndahen as në auditorë.
Në preferencat e tyre ishte edhe stomatologjia, por për të qenë bashkë vendosën që të trija të studiojnë për farmaci.
“Ishte në dëshirën tonë që të vazhdonim farmaci”, shprehet njëra nga motrat.
Të trija e kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera maturën në gjimnazin e Kukësit dhe duket se dhe prirjet i kanë të njëjta në shkenca ekzakte.
Jo vetëm rezultatet e shkëlqyera, por edhe lidhja e veçantë që kanë me njëra-tjetrën i bashkon që prej lindjes e mesa duket nuk do të ndahen as në bankë.
Edhe pse trinjakë në karakter janë të ndryshme, Ajsel duket se paraprin gjithmonë kur bëhet fjalë për t’u shprehur.
“Unë jam pak më e shkathët, ndërsa unë dua vetëm atë shoqërinë e ngushtë. Qëndron pak brenda komfortit të saj”, shprehet Ajsel për TCH.
- E PLOTË/ Rama flet për protestat nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar - 10/11/2026
- Meta mesazh nga burgu për Reformën Zgjedhore, kërkon rrëzimin e paktit Rama-Berisha në 2008: Lista të hapura dhe rikthim të balotazhit në zgjedhjet lokale - 10/11/2026
- Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online - 10/11/2026