23.9 C
Tirana
26 / 09 / 2026

Berisha pa ftesë për ceremoninë e prezantimit të Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri, kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke iu përgjigjur pyetjeve që i vinin në Facebook, ka komentuar nisjen e detyrës së ambasadorit të ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj.

I pyetur nëse është i ftuar në ceremoninë që Ambasada e SHBA-së do të organizojë më 2 tetor për prezantimin e ambasadorit të ri, Berisha tha se nuk ka dijeni për eventin.

“E uroj mirëseardhjen ambasadorit, nuk kam asnjë dijeni për ceremoninë”, u shpreh Berisha.

Sa i përket mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur të hënën nga Presidenti Begaj për rastin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, Berisha tha se nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë.

“Nuk kam marrë asnjë ftesë”, deklaroi kreu i PD-së.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x