Arkeologët në Izrael thonë se 44 monedha ari të pastër, që datojnë në shekullin e 7-të, janë gjetur të fshehura në një mur të një rezervati natyror.
Me peshë rreth 170 gr, thesari i gjetur në vendndodhjen e Hermon Stream (Banias) u fsheh gjatë pushtimit mysliman të zonës në vitin 635, vlerësuan ekspertët, shkruan BBC.
Ata thanë se monedhat hedhin dritë mbi fundin e sundimit bizantin në këtë zonë.
Perandoria Bizantine ishte gjysma lindore e Perandorisë Romake, e cila mbijetoi për më shumë se 1000 vjet. “Ne mund të imagjinojmë pronarin duke fshehur pasurinë e tij në kërcënimin e luftës, duke shpresuar të kthehet një ditë për të marrë pronën e tij”, tha Yoav Lerer, drejtor i gërmimit.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12% - 12/11/2026
- Jo Rama, as Berisha por maskat! - 12/11/2026
- “Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë - 12/11/2026