29.4 C
Tirana
13 / 09 / 2026

Shokon tenistja ukrainase Yastremska: Një raketë ruse më shkatërroi shtëpinë

Tenistja ukrainase, Dayana Yastremska deklaroi se apartamenti i familjes së saj në Odessa u shkatërrua në një sulm rus. Sportistja iu drejtua rrjeteve sociale për të bërë pohimin shokues duke postuar edhe një video të apartamentit të shkatërruar.

‘Një raketë ruse ka shkatërruar apartamentin tonë në Odessa. E vetmja gjë që ka shpëtuar ishte një peshqir i Roland Garros-shkruante Yastremka në postimin e saj në Instagram.

Në videon e publikuar nga ukrainasja dukej një peshqir portokalli i Roland Garros i varur në mur mes rrënojave të një ndërtese rezidenciale.

‘Një pjesë e historisë së tenisit botëror i mbijetoi një rakete ruse. Shtëpia jonë jo-shkruante Yastremska, gjysmëfinaliste e Australian Open 2024.

Yastremska pohoi se ndërtesa u godit nga një raketë Kalibr. Guvernatori i Odessa, Oleh Kiper deklaroi se 35 persona mes të cilëve një fëmiijë i sapolindur kanë mbetur të plagousr dhe 2 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas sulmit rus në Odessa, pranë Chornomorsk, që ndodhi në natën mes 12 dhe 13 shtatorit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x