25.5 C
Tirana
11 / 09 / 2026

A e sheh veten President? Rama flet për të ardhmen: Nuk zgjedh pasardhës. Do vazhdoj të jem anëtar i PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për të ardhmen e tij pas drejtimit të qeverisë dhe PS-së, duke hedhur poshtë mundësinë që ai të zgjedhë një pasardhës dhe aq më tepër të ndërhyjë në vendimmarrjen e tij.

Sipas tij, gara për drejtimin e PS-së do të hapet në momentin e duhur dhe kushdo që aspiron këtë pozicion duhet të ndërtojë vetë karrierën dhe figurën e tij politike. Duke folur në podkastin “Flasim Shqip” Rama tha se do të vijojë të jetë anëtar i PS, por s’do të mbajë asnjë funksion drejtues.

Unë personalisht s’kam ndërmend të zgjedhë pasardhës, pasardhësi ose pasardhësja kushdo që të jetë, le të dali të marrë përsipër PS-në. Unë ua kam thënë kur ka rënë biseda, mos mendoni se kujt i vjen radha sepse s’është hapur gara, por bëjini yzmetin karrierës suan dhe figurës suaj duke bërë detyrën tuaj. Pastaj kur vjen momenti i kalimit të stafetës, stafeta kalohet duke ikur dhe duke e lënë gjënë të rrjedhë e lirë, siç unë kam ndërmend ta lë. Unë nuk do lë PS-në, do jem anëtar i organizatës së Surrelit dhe do rri atje, jo kryetar organizate. S’kam ndërmend t’i ngatërrohem nëpër këmbë kush do jetë më mbrapa meje”.

I pyetur nëse e sheh veten në një tjetër detyrë, konkretisht si President i Republikës, Rama u shpreh se dëshiron të merret me punë të tjera, por për momentin synon të përfundojë mandatin dhe objektivat e vendosura.

Po pse unë s’di të bëjë punë të tjera?! Unë mezi pres të bëjë punë të tjera, por s’mundem ta lë detyrën pa mbaruar këtë kontratë dhe këtë kontratë e kërkova sepse shoh derën e BE-së hapur. Vetëm me PS-në mund të kapërcehet kjo derë”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x