Robert De Niro ka surprizuar fansat me një moment të rrallë familjar, duke publikuar një fotografi me vajzën e tij 3-vjeçare, Gia. Aktori i njohur i Hollywood-it është mjaft i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private, ndaj postimi i tij i veçantë ka tërhequr menjëherë vëmendjen.
Krahas fotografisë baba-bijë, De Niro ka shkruar një dedikim të ëmbël për vogëlushen: “Unë dhe vajza ime! Më pëlqen shumë të jem babai yt, Gia.”
Gia erdhi në jetë në vitin 2023, kur De Niro ishte 79 vjeç, ndërsa nëna e saj, partnerja e aktorit, Tiffany Chen, ishte 46 vjeçe.
Fituesi i çmimit Oscar është baba i shtatë fëmijëve. Ai ka vajzën Drena dhe djalin Raphael nga martesa e parë me Diahnne Abbott.
Në vitin 1995, De Niro u bë baba i binjakëve Julian dhe Aaron, nga lidhja e tij me modelen dhe aktoren Toukie Smith.
Aktori ka gjithashtu djalin Elliot dhe vajzën Helen Grace nga martesa e tij me Grace Hightower.
Pikërisht për shkak të natyrës së rezervuar të De Niros, fotografia me të bijën e vogël ka marrë vëmendje të veçantë, duke treguar një anë më të butë dhe familjare të një prej emrave më të mëdhenj të kinemasë.
- Robert De Niro befason me foton e rrallë me vajzën 3-vjeçare: Më pëlqen shumë të jem babai yt, Gia - 08/09/2026
- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend - 08/09/2026
- Debate te Konferenca e Kryetarëve, Bardhi përplaset me Peleshin për magjistratët: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjyqtarët janë pa paga! - 08/09/2026