Qytetarët kanë përmbushur ciklin 100 ditor të protestave në Shqipëri. Por çfarë ka prodhuar kjo lëvizje qytetare? Në optikën e opinionistit Berat Buzhala, pjesë e panelit të mbrëmjes së sotme në “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, 100 ditë protestë është më shumë akuzë sesa lëvdatë për qytetarët.
Sipas analizës së Buzhalës, në kaq ditë përballë zyrës së kryeministrit Edi Rama, nuk kanë prodhuar efekt e as një kokë që të udhëheqë.
Fevziu: Për 100 ditë sipas teje çfarë ka arritur protesta? Se çfarë nuk ka arritur e dimë që nuk ka dhënë dorëheqjen Rama, por çfarë ka arritur?
Buzhala: Protesta kishte masë i ka munguar koka, është e shtrirë horizontalisht. Nuk e di. Po kjo që ishte përparësi e protestës u shndërrua në pengesë të protestës. Sepse shiko 100 ditë protestë tani kjo më shumë është aktakuzë për protestën sesa lëvdatë për protestën.
Po kur zgjat 100 ditë ajo s’e ka dhënë efektin. Domethënë efektin për të cilin ka filluar protesta. Tani unë këtë e kam thënë që në fillim që të largosh Ramën duhet t’i prishësh mazhorancën që ka ose do kalosh mosbindje civile, të bllokosh jetën e vendit.
Duke vënë përballë këtë mobilizim qytetar me mosreagimin nga thirrjet e opozitarëve, si qëndresa disa mujore e Adriatik Lapajt apo dhe foltoret e Berishës, Buzhala thotë se kjo “humbje” i faturohet drejtpërdrejt opozitës që nuk mundet të jetë kundërshtar i mazhorancës.
“Ekziston bindja që në Shqipëri nuk ka opozitë institucionale me të drejtë pra mungesa e opozitës Unë e kam thënë edhe një herë tjetër, opozita nuk është term juridik. Opozita është term politik. Pra, nuk është kush është opozitë në Kuvend, është kush është kundërshtari i pushtetit. Ajo është opozita. Pra, Shqipërisë i ka munguar një lloj opozite që është edhe politike edhe juridike”, tha Buzhala.
100 ditë protestë, Berat Buzhala thotë se kanë prodhuar frikë të Edi Rama, i cili është vënë në lëvizje për të “mbyllur ato vrima” që lëvizja qytetare ka hapur.
“Është frikësuar Rama. Është frikësuar Rama, po bën lëvizje. Domethënë kurrë s’ka qenë, le të themi, më i motivuar edhe më i frikësuar që me i mbyll ato vrimat prej kurrë rrjedh. A do t’i mbyll të gjitha? Është problem. Mirëpo është si kullojës e makaronave. Kaq shumë vrima sa s’mbyllen të gjithë”, tha Buzhala.
- Kulla Eiffel mbyllet pas grevës së stafit, punonjëseve iu kërkua të largoheshin gjatë vizitës së një grupi hindu - 08/09/2026
- Kuvendi nis sot sesionin e ri/ Nga betimi i ministres së re te reforma territoriale, çfarë pritet në seancën e sotme - 08/09/2026
- Qeveria/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë, sot pritet votimi dhe betimi në Kuvend - 08/09/2026