Me një gotë verë në dorë, Sali Berisha nisi takimin me demokratët e Diasporës në SHBA. Kreu i PD lëshoi një alarm, ku sipas tij rreth 46% e qytetarëve e kanë braktisur Shqipërinë gjatë dekadës së fundit për shkak të asaj që u cilësua si një “regjim i drogës” në Tiranë.
Berisha gjatë fjalës së tij ka falënderuar përfaqësuesit e diasporës në SHBA për kontributin e tyre në lirinë e Shqipërisë dhe në çlirimin e Kosovës.
Demokratët besojnë se Diaspora shihet si shpresa e fundit për të mposhtur qeverinë.
Sali Berisha do të zhvillojë një takim me shqiptarët në New Jersey këtë të diel në orën 10 të paradites me orën amerikane, ose 16:00 me orën në Tiranë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi - 06/09/2026
- Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete - 06/09/2026
- Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë - 06/09/2026