Situata me zjarrin në fshatrat e Fierit vijon të jetë ende alarmante.
Banorët që kanë marrë sendet personale me vete dhe po evakuohen.
Disa prej tyre shfaqen të përlotur, ndërsa nuk pranojnë të largohen dhe të lënë shtëpitë mes flakëve.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako u shpreh se për të vënë në kontroll zjarrin në Fier, janë angazhuar të gjitha forcat dhe strukturat.
Ai shtoi se kapacitetet për të evakuuar banorët janë në gatishmëri, pasi zjarri ka qenë më shumë pranë disa njësive të bizneseve.

“Janë angazhuar të gjitha forcat dhe strukturat, nga toka dhe nga ajri, të gjitha njësitë vendore, të suportuara dhe të mbështetura edhe nga forcat nga ajri me helikopter. Jemi duke punuar për të vendosur përfundimisht në kontroll zjarrin. Natyrisht që, për shkak të turbulencave të erës dhe temperaturave të larta, zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme. Po punohet për të evituar çdo lloj problemi që mund të ketë në zonat e banuara dhe me njerëzit. Kjo është një prioritet i padiskutueshëm. Vazhdojmë punën”, tha Çako.


Më tej ai vijoi duke shpjeguar operacionin nga toka dhe ajri si dhe masat për shpëtimin e jetëve:
“Kapacitetet për të evakuuar janë në gatishmëri, pasi zjarri ka qenë më shumë pranë disa njësive të bizneseve, të cilat, fatmirësisht, janë shpëtuar dhe nuk janë shkrumbuar apo djegur nga zjarri. Por, gjithsesi, mbetet akoma problem. Mbetet një rrezik potencial dhe njerëzit duhet të na mirëkuptojnë, përtej faktit që duhet të jenë të kujdesshëm në ndezjen e zjarreve në këto temperatura të jashtëzakonshme, sepse, kuptohet, zjarri ka faktor vetëm njeriun”.

TCH informon se tashmë kanë nisur edhe evakuimet e para të banorëve.

- Zjarri në Himarë merr përmasa të frikshme/ Digjet një banesë dhe rrezikohen 40 shtëpi të tjera, banorët apel për ndihmë - 04/09/2026
- Witkoff dhe Kushner drejt Ukrainës për raundin e ri të bisedimeve, Zelensky: Do të garantojmë sigurinë e hapësirës ajrore - 04/09/2026
- “Pa kamera dhe pa tesera partie”- Nis “Besa”, Rama: Dëgjesë individuale e hallit dhe ankesës, askush nuk do mbetet pa marrë përgjigjen që i takon - 04/09/2026