Kryeministri Edi Rama do të mbledhë përsëri sot (2 shtator), në orën 13:00, ministrat dhe zëvendësministrat në ‘Vilën e Kuqe’.
Takimi zhvillohet një ditë përpara mbledhjes me Grupin Parlamentar të zgjeruar të Partisë Socialiste.
Takimi i sotëm pritet të shërbejë si pikënisje për zbatimin e detyrave të përcaktuara nga Rama në mbledhjen e zhvilluar javën e kaluar. Në atë takim, drejtuesit e qeverisë u udhëzuan për konkretizimin e programit të periudhës së ardhshme dhe mënyrën se si ai do të zbatohet në terren.
Në fokus do të jetë edhe qasja e re ndaj problematikave të qytetarëve, përmes platformës PasqyrAlbania. Nisma, e prezantuar gjatë takimeve të zhvilluara në Pogradec, synon të krijojë një mekanizëm më të strukturuar për evidentimin dhe ndjekjen e shqetësimeve të qytetarëve.
Pjesë e këtij mekanizmi do të jenë “Flamingo Albania” dhe “Radar”. Përmes tyre synohet që problematikat e evidentuara në territore të mos mbeten vetëm në nivel raportimi, por të ndiqen deri në trajtimin e tyre nga institucionet përgjegjëse.
Në të njëjtën linjë janë edhe ndryshimet ligjore që pritet të përgatiten për funksionimin e PasqyrAlbania, ndërsa një tjetër detyrë e lënë për qeverinë lidhet me organizimin e Pranisë Besnike në territor.
Mbledhja e kabinetit do të pasohet nga një tjetër takim politik. Të enjten, në orën 10:00, Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave.
Brenda dy ditësh, kryeministri pritet të zhvillojë kështu dy takime me peshë, fillimisht me strukturën ekzekutive dhe më pas me deputetët socialistë, me synimin për të përcaktuar prioritetet e fazës së ardhshme të qeverisjes.
Platforma PasqyrAlbania u prezantua gjatë takimeve dyditore me dyer të mbyllura në Pogradec, ku Rama kërkoi që problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve të vendosen në qendër të axhendës së qeverisë.
Sipas konceptit të prezantuar, platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave, “Flamingo Albania” dhe “Radar”. I pari do të shërbejë për grumbullimin e problematikave dhe ankesave të qytetarëve, ndërsa i dyti për ndjekjen dhe monitorimin e tyre.
Pas mbledhjes me ministrat dhe zëvendësministrat, Rama do të zhvillojë të enjten, në orën 10:00, mbledhjen me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave.
Të dy takimet pritet të shërbejnë për përcaktimin e prioriteteve dhe detyrave të qeverisë dhe mazhorancës për periudhën e ardhshme.
- Amerikanët nuk e duan luftën e Trump me Kanadanë, ‘jo’ tarifave dhe emrit të liqenit - 02/09/2026
- Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë - 02/09/2026
- Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, hidhen në erë 2 anijet tregtare të naftës! Garda Revolucionare: Ranë në mina! - 02/09/2026