25.5 C
Tirana
01 / 09 / 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar se gjashtë deputetë të partisë kanë vendosur të mos mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës.

Abdixhiku tha se deputetët nuk kanë pranuar të respektojnë vendimin e Kryesisë së LDK-së, e cila më herët gjatë ditës miratoi marrëveshjen politike dhe mbështeti nominimin e Sejdiut për postin e Presidentit.

Sipas kreut të LDK-së, ky qëndrim rrezikon të shkaktojë pasoja për vendin dhe, sipas tij, mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja.

“Me keqardhje, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e kryesisë së LDK-së. Ata kanë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e propozuar. Konsideroj se shkaktojnë dëm dhe e dërgojnë vendin në zgjedhje. Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Arben Gashi”, deklaroi Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x