23.5 C
Tirana
23 / 08 / 2026

Më 16 shtator vendimi për ish-krerët e UÇK – Hamza: Kosova nuk harron! “Ora e Pritjes” edhe në qytete të tjera

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ekranet me numërimin mbrapsht deri më 16 shtator do të vendosen jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Deklarata u bë gjatë aktivitetit “Ora e Pritjes”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër” në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Ekranet synojnë të shërbejnë si simbol i pritjes dhe kujtesës për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Hamza tha se, ndërsa koha deri në datën e pritshme të vendimit po shkurtohet, kujtesa për luftën dhe sakrificën e ish-pjesëtarëve të UÇK-së mbetet e pandryshuar.

“Koha po ecën, pritja tash është shkurtuar, por kujtesa jonë nuk shkurtohet”, deklaroi Hamza.

Ai theksoi se ekrane të ngjashme do të vendosen në mbarë Kosovën, duke i cilësuar ato si një mesazh se vendi nuk i harron ata që, sipas tij, luftuan dhe sakrifikuan për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Këto ekrane janë një mesazh se Kosova nuk harron”, tha Hamza, duke përmendur kontributin e ish-krerëve të UÇK-së në luftë, negociatat e Rambujesë dhe procesin që çoi në ndërhyrjen e NATO-s.

Në fund, kryetari i PDK-së tha se personat që po gjykohen në Hagë nuk janë të vetëm, pasi pas tyre, sipas tij, qëndrojnë familjet, bashkëluftëtarët, miqtë dhe një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x