12.5 C
Tirana
07 / 02 / 2026

Spiropali i përgjigjet Berishës: Dashka të bëka revolucion Haxhiu me Qamilin! Më 12 nëntor do braktisesh sërish

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur Sali Berishës, në lidhje me akuzat e tij nga qeverisë.

Spiropali duke ju referuar protestës së paralajmëruar nga opozita më 12 nëntor, u shpreh se ai bashkë me Metën do të kthejë orën pas.

‘Aleanca anti-perëndimore. Mos kini asnjë dyshim e njëjta gjë është në thelb. Në thelb duan të kthejnë orën pas. Të kthejnë kohën që ka vdekur. Nuk më çudit fare që përdoret kjo foltore për të nxitur gjoja revolucionin e masës.

Dashka të bëka revolucion Haxhiu, bashke me Qamilin që kur ishte në presidencë nuk e priti asnjë kreh shteti. Një njeri që fliste për ambasadore të blerë e të shitur pasi nuk mbështesnin keto. 2 metra katror në këmbët e tyre.

Askush nuk ka marrë me vete gjë përveç nderit dhe turpit dhe turpi është i tyre. Ai po del parti e padëshiruar. Çfarë revolucioni do bëjë në 12 nëntor. O duan të përmbysin me dhunë o duan ta marrin në tavolinë’.- u shpreh Spiropali.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x