Analisti Edmond Petraj ka deklaruar se protestat e fundit në Tiranë kanë pësuar një zbehje dhe nuk prodhojnë më sensacion, pasi kauza e tyre fillestare u përvetësua nga PD.
Petraj theksoi se gjatë tubimeve janë konsumuar të paktën shtatë vepra penale, duke përfshirë dhunimin e policisë, shkatërrimin e pronës dhe bllokimin e akseve rrugore.
Sipas tij, ky akt dhune u prodhua vetvetiu nga vetë protesta dhe nuk ishte i organizuar, duke e cilësuar sulmin ndaj komisariatit si një ngjarje të tmerrshme.
Analisti nënvizoi se të gjithë personat e akuzuar do të përballen me drejtësinë dhe se probabiliteti që ata të dalin nga burgu është zero.
“Protesta në një pikë zbehje, nuk prodhon më sensacion. Në protestë janë kryer shtatë vepra penale. Kemi dhunim të forcave të policisë, shkatërrim të pronës, prishja e rendit dhe qetësisë publike.
Bllokim i akseve rrugore. Pra janë konsumuar shumë vepra penale. Të gjithë personat persona që janë akuzuar do të përballen me këto vepra penale dhe të gjitha qëndrojnë. Ata persona që kanë kryer këto vepra penale, probabiliteti për të dalë nga burgu është zero.
Ajo protestë më intereson edhe mua, por jo dhuna. Kauzat dhe kërkesat e tyre që bënë në fillim ua mori PD. Këtë akt dhune e prodhoi vetë protesta. Nuk është e organizuar. Të sulmosh komisariatin e policisë është një akt i tmerrshëm. Te arrestuarit kërkuan një deputet të PD”, tha Petraj në “Tirana Live” në ABC News.
- “Botërori 2006, gëzimi më i madh në jetën time. Calciopoli nuk ndikoi”/ Rrëfimi i veçantë i Cannavaros: Më vjen keq ta them, por këtë vit fiton Franca - 08/07/2026
- Sërish mrekulli në Venezuelë/ 11 ditë nën rrënoja, nëna dhe tre fëmijët shpëtohen të gjallë (Video) - 08/07/2026
- Atletet e kryeministrit marrin vëmendje në Samit, “The Guardian”: Një tjetër moment nga “moda e NATO-s - 08/07/2026