32.5 C
Tirana
07 / 07 / 2026

Berisha del blof me postimin, i turren qytetarët: Ka ndodhur në Kosovë… pleqëri të mbarë!

Sali Berisha ka dalë sërish bllof sot, kur është detyruar të fshijë një postim në Facebook, pasi një ngjarje të ndodhur në Kosovë u përpoq ta “shiste” si revoltë të ndodhur në Shqipëri.

Mëngjesin e kësaj të marte krei i PD postoi një video ku shiheshin disa fermerët të cilët derdhnin qumësht, në shenjë proteste, para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë. Një ngjarje që me sa duket ka dashur ta kapitalizojë si protestë kundër qeverisë shqiptare me fjalët: ”Fermerët derdhin qumështin para Ministrisë së Bujqësisë si protestë për politikat qeveritare të falimentimit të tyre”.

Qytetarë të shumtë e kanë vënë re lajthitjen e Berishës dhe i kanë komentuar se ngjarja ka ndodhur në Prishtinë dhe jo në Shqipëri, çka e detyroi kreun e PD ta fshijë postimin.

“O doktor, është në Kosovë, të ruajtë Zoti, pleqëri të mbarë”, shkruante një komentues.

E shiti si ngjarje të ndodhur në Shqipëri, Berisha fshin postimin

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x