Deputeti Erjon Braçe, teksa futej sot në ambientet e kryesisë së Kuvendit, u përball me aktivisten Arvina Lleshi, e cila është pjesë aktive e protestës.
Braçe nuk hezitoi të ndalojë për të debatuar me aktivisten, teksa në disa momente nuk e kurseu ironinë dhe dozat e humorit.
Pjesë nga biseda:
Aktivistja: Deputet i shitur, më në fund ju kapëm. Pse i fshiheni popullit? Dje ku ishit, nga dolët dje nga parlamenti?
Braçe e shoqëron deklaratën e aktivistes duke qeshur dhe shprehet: Si më kape?
Aktivistja: Ku ishit dje?
Braçe: Pse bërtet kështu? Në parlament isha. Avash avash se më “lave”.
Aktivistja: Nga dolët dje?
Braçe: Atje ku ishe ti dolëm. Të respektuam, ata që të shanë bënë shumë gabim. Ti nuk na respektove.
Aktivistja: Unë kam pasur respekt për të gjithë, sepse të mos kisha, kolegut tënd Tërmet Peçi do t’ja kisha thyer vezët në kokë.
Braçe: Ti ke të drejtën të protestosh, të kundërshtosh, të bësh të gjitha gjërat, por në momentin që ti qëllon me vezë… Vëre veten në vend të atij që ti qëllon me vezë. Nëse ai ta kthen vezën ty mbrapsht, dënohet për dhunë gjinore, akt sulmi ndaj teje. Një shoku jot tha edhe për ngacmim seksual.
Aktivistja: Pse i shani protestuesit me mesazhe?
Braçe: Kush më shan, ua kthej.
Aktivistja: Jeni të shitur.
Braçe: Kujt i jam shitur unë? Protesta është e drejta jote, por mos shaj, mos godit, mos fyej, mos sulmo. Nëse do ta kthejnë vezën mbrapsht, ti do ankohesh. Dhe tjetra, nuk hidhet ushqimi. Je e paedukatë, që s’ka limite. Ishe mirë deri kur nisë me këtë propagandën.
Aktivistja: O më raftë pika.
Braçe: Të ra pika? Shpejt thirrni ambulancën.
- Braçe ‘zapton’ Foltoren dhe Territorialen në Kuvend, kritika të forta Reformës e Maznikut, fjalim kundër shkrirjes së 15 bashkive! Kushi i jep vërejtje - 08/10/2026
- “Dogjët 41% të mandatit të Komisionit”/ Mazniku i përgjigjet opozitës: Nëse bashkohemi, bëhemi më të fortë. Të punojmë për kompetencat dhe financat - 08/10/2026
- “Grupet kriminale kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Belinda Ballukut”, deputeti i PD i bën jehonë investigimit të “Fiks Fare”: Palestrën duhet ta bëjë te 313-a - 08/10/2026