19.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

Femrat italiane befasojnë – të parat në profesionin e kamionisteve ne Europë

Drejtimi i makinave të rënda të transportit mbetet një nga profesionet e vështira që dominohet nga burrat. Në shumë vende në botë pothuajse është profesion vetëm i meshkujve. Por nga të dhënat e statistikore duket se në Itali ky profesion po vlerësohet edhe nga femrat. Në tërësi drejtueset femra kanë arritur në 6.2%, një shifër kjo në dukje e pabesueshme, por realisht e vërtetë. Ky numër mund të rritet edhe nga lehtësia që ka ofruar qeveria me kriterin qe shoferet të jenë nën moshën 35 vjeç.
Fenomeni më i përhapur duket se është në veri të Italisë, kur gratë e praktikojnë më shumë këtë profesion. Edhe pse pajisja me këtë lloj patente është e kushtueshme, duhen 4000 euro për të marrë patentën e kamionistes, sërish ato mbeten guximtare dhe sfiduese në këtë profesion të vështirë, ku dominojnë burrat.
E kundërta ndodh në Europë, ku patentat e drejtueseve femra për të drejtuar mjete të rënda janë në rënie. Në vend të dytë është Norvegjia me 5.1%, më pas Gjermania dhe Franca me 4.6% dhe 4.5%, në shifra minimale mbetet Hollanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Rumania. Ndërsa vende si Spanja, Portugalia, Danimarka, Polonia etj., pothuajse nuk kanë femra në këtë profesion.
Gjithsesi vendi me numrin më të lartë të femrave që ngasin makina të rënda është SHBA me 8%.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x