30.4 C
Tirana
26 / 06 / 2026

‘Duhet një zëdhënës’, ja si shefi i zyrës së shtypit të PD jep orientime për ‘protestën e pavarur’ në grupin me 512 anëtarë: Aq më mirë nëse tërbon Ramën

Një mesazh duket se shpërndan tymnajën se kush qëndron pas grupit koordinues të protestës që prej 26 ditëve zhvillohet përpara kryeministrisë.

512 anëtarë të një grupi bisedash në aplikacionin WhatsApp, angazhohen me protestat në Tiranë. Udhëzimet e sugjerimet vijnë nga zëdhënësi i PD, Alfred Lela, i cili përmes numrit, (i mbuluar për të ruajtur privatësinë) verifikohet lehtësisht që është ai.


Ai propozon që të dalë një zëdhënës që flet në emër të ‘grupeve’ duke bërë të mundur shmangien e sulmeve të personave “me dritëhije” dhe afirmimin e vetëdijes politiko-organizative të protestës.

Lela nuk preferon të sugjerojë emra (edhe pse siç shkruan, idenë e ka dhe është pjesë e grupit), por duhet të ketë tre kritere kryesore. Pikë bonus nëse “tërbon Ramën.”

“Kam një sugjerim të cilin mund edhe ta paragjykoni: nëse është e mundur, protesta duhet të ketë një zëdhënës, jo një lider. Se do të hapej kutia dhe do shklyhej Pandora, por një zëdhënës që flet në emër të “grupeve” kryesore që “dirigjojnë” protestën.


Kjo, së pari, shmang marrjen e rolit të “zëdhënësve” nga persona të sulmueshëm (apo me dritëhije), siç ka ndodhur disa herë, dhe, së dyti, afirmon një vetëdije politiko-organizative të protestës.

Edhe organizatat e fshehta apo gjysmë të tilla e kanë një zëdhënës që formulon qëndrimet publike të tyre.

Pjesa më e vështirë është kush mund të jetë ai ose ajo. Nuk futem në emra, edhe pse e kam një emër dhe është në këtë grup, por duhet të ketë autoritet publik, të jetë i pasulmueshëm dhe të dijë të formulojë politikisht.

Nëse e tërbon Ramën, aq edhe më mirë.

Punë të mbarë!”, shkruhet në mesazh./Shqiptarja.com

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x