Në aeroportin e Vlorës ka pasur sërish sot tensione dhe përplasje mes punonjësve të kompanisë së Pacollit dhe sigurisë së kompanisë tjetër “2A” të Valon Ademit.
Situata ka shkaktuar tension, por ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të policisë ka bërë të mundur normalizimin e saj, deri në momentin që punonjësit e Mabco kanë shkuar në kantier me vendimin e Gjykatës së Lartë që i riktheu kompanisë së biznesmenit Pacolli të drejtën e administrimit. Me hyrjen e punonjësve të Mabco dhe nënkontraktorëve të tyre i jepet fund bllokimeve të punimeve në Aeroportin e Vlorës. Sipas administratorit të Mabco Selim Pacolli, punimet për terminalin pritet të përfundojnë brenda një muaji.
Behxhet Pacolli një ditë më parë deklaroi se “MABCO” është zotëruese e 98% të kuotave të kapitalit të VIA-s dhe përbën subjektin kryesor mbajtës të të gjitha detyrimeve, përgjegjësive dhe ekspozimeve që lidhen me koncesionin, në aspektin profesional, teknik, referencial dhe financiar.
Përplasja mes dy kompanive solli bllokim e punimeve në Aeroportin e Vlorës, prej rreth 10 ditësh gjatë muajit maj, deri në një vendim të Gjykatës së Lartë.
Gjykata vendosi më 26 maj që të rrëzojë kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga kompanitë “Vlora International Airport” dhe “2A Group”, të biznesmenit Valon Ademi dhe t’i japë të drejtë sipërmarrësit kosovar, ish-presidentit Behgjet Pacolli, duke lejuar kthimin e tij në Aeroportin e Vlorës.
- Rama i ftuar nga Macron për një drekë pune në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit - 22/06/2026
- Pacolli kërkon ndërhyrjen e SPAK: Aeroporti i Vlorës u mbajt i uzurpuar nga grupe kriminale - 22/06/2026
- “Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit!”, Pango “shet” Berishën në GJKKO për aferën Partizani - 22/06/2026