29 C
Tirana
19 / 06 / 2026

Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës, ministrja Ibrahimaj njofton vendimin: Ka pasur luhatje të shumta të çmimeve të karburanteve

Qeveria ka vendosur ndërprerja e funksionimit të Bordit të Transparencës.

Në fjalën e saj pas vendimeve të Këshillit të Ministrave, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh se muajt e fundit ka pasur luhatje të vazhdueshme të çmimit të karburanteve, por për shkak të stabilizimit të situatës në Lindjen e Mesme, është vendosur ndërprerja e funksionimit të Bordit.

“Një tjetër vendim që miratuam lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Për këtë arsye, do të ndërpresim funksionimin e Bordit të Transparencës. Kanë qenë muaj me luhatje të vazhdueshme të çmimeve të karburanteve.

Në fakt prej më shumë se dy javësh çmimi ka ardhur duke u reduktuar, situata në Lindjen e Mesme tashmë ka më pak paqartësi. Kjo është edhe arsyeja pse vendosëm ta pushojmë Bordin.

Do të jemi shumë të kujdesshëm të monitorojmë lëvizjet e përditshme të çmimeve”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x