Në Bazilikën e Sagrada Família, një “katekezë e gjallë e bërë me gurë, ngjyra dhe dritë”, Papa nënvizon se kush beson nuk mund të vrasë të pafajshmit, as “të braktisë atë që vuan, atë që qan apo atë që ikën nga skandali i varfërisë”. “Sonte kujtojmë se Kryqi i Krishtit, i vendosur në majë të kësaj bazilike, është Kryqi i të fundit që bëhen të parët, i mëkatarëve që bëhen shenjtorë, i të vdekurve që do të ringjallen”, pohoi Papa.
Në Bazilikën e Sagrada Família, një “katekezë e gjallë e bërë me gurë, ngjyra dhe dritë”, Papa nënvizon se kush beson nuk mund të vrasë të pafajshmit, as “të braktisë atë që vuan, atë që qan apo atë që ikën nga skandali i varfërisë”. “Sonte kujtojmë se Kryqi i Krishtit, i vendosur në majë të kësaj bazilike, është Kryqi i të fundit që bëhen të parët, i mëkatarëve që bëhen shenjtorë, i të vdekurve që do të ringjallen”, pohoi Papa.
“Te Sagrada Família çdo gjë është vepër e dashurisë së Zotit”. Këto fjalë të Antoni Gaudí-t, “arkitektit të Zotit”, përshkruajnë më së miri shpirtin e kësaj vepre madhështore me 18 kullat e saj. Ajo është një katekezë e vërtetë figurative, shprehje e një feje që kthehet në gur dhe forma, thurje dhe ngjyra, dritë dhe thellësi hapësire. Si akt të parë të vizitës së tij në Sagrada Família, ku mbërriti me papamobil mes një rreshti festues besimtarësh, Papa Leoni u lut përpara Sakramentit të Shenjtë të Eukaristisë dhe më pas nderoi varrin e të Nderueshmit Gaudí, i varrosur këtu në vitin 1926, në kapelën e Zojës Ssëë Karmelit.
Sapo hyn në Bazilikë, të bën përshtypje mënyra se si përhapet drita: dritaret me xhama me ngjyra e transformojnë atë, duke krijuar hapësira mbresëlënëse dhe plot kuptim, në varësi të portës nga ku hyn. Kjo dritë reflektohet mbi shtyllat në formë peme, duke e kthyer brendësinë e Sagrada Família-s në një pyll monumental guri dhe ngjyrash. Baldakini që u referohet shtatë dhuratave të Shpirtit Shenjt kurorëzon altarin me Krishtin e kryqëzuar. Këtu Papa Leoni kremtoi Meshën, njëqind vjet pas vdekjes së Gaudí-t dhe me rastin e bekimit të Kullës së Jezu Krishtit të këtij tempulli madhështor.
Gjatë homelisë së mbajtur në gjuhën katalanase dhe spanjolle, Papa u ndal te një pjesë nga Ungjilli sipas Gjonit (Gjn 8,24).– «Nëse nuk besoni se Unë Jam, do të vdisni në mëkatet tuaja» – duke nënvizuar se këto janë fjalë të forta, por njëkohësisht një ftesë për shpëtim.
“Nuk mund të besojmë në Jezusin dhe të bëjmë luftë. Nuk mund të besojmë në Jezusin dhe të vrasim të pafajshmit. Nuk mund të besojmë në Jezusin dhe të braktisim atë që vuan, atë që qan, atë që ikën nga skandali i varfërisë”.
Gurë të gjallë
Papa Leoni, pasi përshëndeti mbretin Felipe VI dhe mbretëreshën Letizia, të cilët e pritën së bashku me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, si dhe autoritetet politike e kishtare, vuri në dukje se Bazilika e Familjes së Shenjtë i hap “dyert e saj si krahë të hapur për të ftuar secilin drejt këtij altari, në dëgjimin e fjalës së Zotit, e cila na bën një familje të dashur nga Zoti, të ushqyer nga vetë jeta e Tij në Eukaristisë”. Në Barcelonë, mbarë Katalonja ngre vështrimin për të takuar fytyrën e Zotit në këtë tempull, i cili është “shenjë e unitetit dhe e harmonisë”.
“Kjo Kishë është një ndërtesë e vetme, e përbërë nga shumë gurë. Një shtëpi që rritet me qëndrueshmëri përgjatë viteve, sipas të njëjtit projekt. Ne të gjithë jemi gurët e gjallë të kësaj vepre, që ka Krishtin si themel dhe kulm, fillim dhe mbarim”.
Tempulli, një premtim ndaj Zotit
Bazilika, Sagrada Família-s e shuguruar në vitin 2010 nga Papa Benedikti XVI si “shenjë e dukshme e Zotit të padukshëm”, është ende sot një kantier ndërtimi. “Kjo – pohoi Leoni XIV – na kujton se jeta e krishterë është gjithmonë një rrugëtim, sepse bëhet fjalë për një projekt që Zoti e çon drejt përmbushjes”.
“Prandaj, ne nuk banojmë në një vepër të lënë përgjysmë, por në një tempull që është ende në ndërtim e sipër. Imperfeksioni i sak nuk është defekt, sepse dëshmon një dëshirë; nuk do të thotë mungesë, por shpreh një premtim, të cilin duam ta nderojmë me koherencë”.
Nga këtu buron edhe angazhimi për të bashkëpunuar me projektin e Zotit, që të kthehemi në një kryevepër të Tij. “Është Ai që na bën vend, dhe vendi që na dhuron është zemra e Tij: vendi i Birit, Jezusit, për ne që ishim të huaj; vendi i të Dashurit, për ne që jemi mëkatarë”.
Kryqi i të fundit
Duke parë arkitekturën e bazilikës dhe kuptimin e saj më të thellë, Leoni XIV nënvizoi se të tria fasadat e Sagrada Família-s janë një thirrje e drejtpërdrejtë ndaj Kryqit të Jezusit.
“Sonte kujtojmë se Kryqi i Krishtit, i vendosur në majë të kësaj Bazilike, është Kryqi i të fundit që bëhen të parët, i mëkatarëve që bëhen shenjtorë, i të vdekurve që do të ringjallen”.
Flamur i dashurisë së krishterë
Duke admiruar kullën e Jezu Krishtit në Bazilikën e Sagrada Família-s, të cilën pikërisht Papa do ta përurojë dhe në bazën e së cilës është vendosur mbishkrimi “Tu solus Sanctus, Tu solus Dominus, tu solus Altissimus”, Leoni ftoi të gjithë të ngrinin vështrimin për të gjetur të vërtetën.
“Kulla e Kryqit kthehet kështu në një flamur të dashurisë, sepse Zoti na do pikërisht në këtë mënyrë, duke e shndërruar një mjet vdekjeje në një shenjë shprese. Ky Kryq shndrit ditën, duke reflektuar dritën e diellit, dhe shndrit natën, duke ndriçuar qytetin si një far i hapur mbi Mesdhe”.
Një shtegtim shpirtëror
Kryqi vjen si shenjë ndriçuese e dashurisë së Zotit dhe “kur Krishti lartësohet, humaniteti i Tij i mrekullueshëm shkëlqen – nënvizoi Papa – dhe veprat tona përlëvdojnë Zotin. Janë veprat e fesë, dhe arti shkëlqen mes tyre”. Feja i jep formë gurit dhe i jep kuptim asaj që është ndërtuar, sepse Zoti është artisti i vërtetë, ndërsa njeriu “i përgjigjet veprës së Zotit me gjenialitetin e vet”, duke e kthyer atë në një lavdërim për Të.
“Si një arkitekt me fe të zjarrtë, i të Nderuemit Antoni Gaudí i mendoi këto hapësira me dëshirën për të treguar misteret e jetës së Zotit. Në këtë mënyrë, ai na propozoi një shtegtim shpirtëror që na çon në takimin me Krishtin e lindur, të vdekur dhe të ringjallur për ne”.
Sagrada Família: jo një rekord, por një dritë për të udhëhequr rrugën
Në fund, Papa falënderoi të gjithë ata që përgjatë viteve kanë kontribuar financiarisht për Sagrada Família-n, “një kryevepër arkitekturore që është gjithashtu një katekezë e qartë e bërë me gurë, ngjyra dhe dritë”. Një reflektim i Biblia pauperum (Biblës së të varfërve) të Katedraleve të lashta, ku edhe sot në këtë Bazilikë duket qartë se si “arti dhe bukuria janë kanale të shkëlqyera të ungjillëzimit”.
“Teksa ngremë vështrimin drejt Tij, Krishtit të Kryqëzuar dhe të Ngjallur, le të angazhohemi për të ngritur fytyrën e atyre që ndodhen në pluhur. Le të dëshmojmë kështu se Sagrada Familia është Kisha më e lartë në botë jo për të kryesuar në renditjet e kësaj bote, por për të udhëheqë hapat e popullit të Zotit shtegtar në këtë tokë të Katalonjës, me kryqin që ndriçon rrugën si një llambë e ndezur në pritje të kthimit të Dhëndrit Hyjnor, Jezu Krishtit”.
Kryeipeshkvi i Barcelonës: të jemi mbjellës të shpresës
Në mbyllje të meshës, kardinali Juan José Omella Omella, kryeipeshkvi metropolit i Barcelonës, falënderoi Papa Leonin për vizitën e tij. “Prania juaj, gjestet dhe fjalët tuaja – tha ai – janë padyshim një farë e mirë që mbetet e mbjellë në zemrat tona”. Duke folur për kohët e vështira që po kalon Kisha, kardinali nënvizoi se nuk dëshirojnë “të jenë profetë të fatkeqësive, por mbjellës të shpresës”.
“Bazilika e Sagrada Família-s dhe kulla e Jezu Krishtit, të cilën Ju po bëheni gati ta bekoni – shtoi ai – na nxitin të ngremë vështrimin drejt dritës që rrezon kjo kullë, e kurorëzuar nga Kryqi i Krishtit”. Më tej, kardinali Omella Omella iu referua dëshmisë së jetës së Gaudí-t, e cila na shtyn të ecim përpara “pa u dekurajuar, duke vendosur Jezu Krishtin në qendër të jetës sonë”.





- Papa: Sagrada Família, Katedralja në ndërtim e sipër na kujton se jeta është një shtegtim - 10/06/2026
- “Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri - 10/06/2026
- “Flamingo” nuk mund të jetë jakobine, nuk duhet të jetë kaos por arsyetim! - 10/06/2026