Mes thirrjeve dhe mesazheve të forta politike në protestën para Kryeministrisë, një qytetar deklaroi se tubimet do të vijojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Duke iu drejtuar protestuesve, ai bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në tubimin e radhës, të paralajmëruar për ditën e nesërme në orën 18:00 në Tiranë.
“Do të jemi këtu derisa ai të mos jetë më këtu. Ndaj ju lutem mos harroni, nesër është e shtunë, në orën 18:00 këtu të jetë e gjithë Shqipëria”, u shpreh protestuesi.
Ai theksoi se mobilizimi nuk duhet të kufizohet vetëm brenda vendit, por duhet të përfshijë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve.
“Madje më e pakta është e gjithë Shqipëria. Këtu duhet të jetë e gjithë diaspora. Duhet të bashkohen vëllezërit e motrat nga të gjitha trojet”, deklaroi ai.
Në fund të fjalës së tij, qytetari përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit, duke theksuar vendosmërinë e protestuesve për të vazhduar tubimet.
“Jemi këtu për t’i thënë se e kemi seriozisht, o ne, o ti, Rame”, tha ai mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të pjesëmarrësve.
- Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës - 06/06/2026
- Nga samiti i Tivatit në Vlorë, Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Nuk negocioj me protestuesit, jo 5 mijë vetë, por 500 mijë të dalin në shesh s’mjaftojnë - 06/06/2026
- Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë? - 06/06/2026