Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Dibër ngriti akuza edhe ndaj opozitës, ku u shpreh se ‘edhe kur i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve ka shkatërruar fasadën e Kryeministrisë dhe kazanët e plehrave’.
Kryeministri shtoi se PS është përballur shpesh me forcën e shkatërrimit, por tashmë në ADN-në e vetë ka vetëm interesin kombëtar.
“Çfarë e ka karakterizuar PS-në: prirja për të ndërtuar dhe ka qenë gjithmonë e detyruar të përballet me forcën e shkatërrimit, forcën që kur ka pasur në dorë mundësinë të shkatërronte Shqipërinë e ka bërë, edhe kur i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve ka shkatërruar fasadën e Kryeministrisë dhe kazanët e plehrave.
Ata që PS ka pasur, por tani s’i ka më përballë se i ka mbrapa, ka qenë gjithmonë mishërimi i urrejtjes, i ndarjes së shqiptarëve këtej dhe andej, ndarja në demokratë dhe komunistë, njerëz të demokracisë dhe diktaturës. Një përçarje që u shtri deri në fshatin më të largët, kur ziheshin komshinjtë për partinë, kur akoma ishin pa gjërat më elementare.
PS e ka të shkruar në ADN-në e vet edhe raportin kristal me interesin kombëtar, edhe marrëdhënien e drejtë me të shkuarën, por edhe marrëdhënien qytetare me shoqërinë”, u shpreh kryeministri Rama.
- Një tjetër gol për legjendën, Ronaldo i afrohet shifrës që do të trondiste historinë e futbollit - 12/10/2026
- Të paktën antisemitët i kemi banalë - 12/10/2026
- “Një nga udhëheqësit më të shquar në botë”- Ministri Gideon Sa’ar takohet Ramën: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare, na ka qëndruar pranë! Mik i Izraelit - 12/10/2026