Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, ka kërkuar që NATO të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj provokimeve të vazhdueshme të Rusisë në krahun lindor të aleancës, duke paralajmëruar se mungesa e reagimit mund të inkurajojë Moskën të përshkallëzojë veprimet e saj.
Në një intervistë për “The Guardian”, Pavel tha se NATO duhet të “tregojë dhëmbët” dhe të reagojë në mënyrë vendimtare, përfshirë edhe masa që ai i cilësoi si “asimetrike”, ndaj veprimeve provokuese të Kremlinit.
Ai përmendi si opsione të mundshme masa të forta presioni, si ndërprerja e shërbimeve satelitore apo të internetit për Rusinë, shkëputja e bankave ruse nga sistemi financiar global, si dhe reagime ushtarake në rast të shkeljeve të hapësirës ajrore të aleancës, përfshirë rrëzimin e mjeteve ajrore që shkelin kufijtë e NATO-s.
Sipas presidentit çek, Rusia prej vitesh ka testuar kufijtë e aleancës, veçanërisht pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, duke qëndruar shpesh “nën pragun e Nenit 5”, që parashikon mbrojtjen kolektive të NATO-s. Ai shtoi se kjo sjellje është lejuar pjesërisht për shkak të ngadalësisë së vendimmarrjes brenda aleancës.
- Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale - 23/05/2026
- “Tregoni dhëmbët”, presidenti çek i kërkon NATO-s reagim më të ashpër ndaj Rusisë - 23/05/2026
- “Na rrahën dhe na qëlluan me armë”, Goxhaj rrëfen dhunën e izraelitëve, aktivisti shqiptar flet për Top Channel: Bëheshin paqësorë kur… - 23/05/2026