18.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

Kremlini njoftoi sot se presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Kinën më 19 dhe 20 maj.

Gjatë vizitës, e cila do të zhvillohet vetëm disa ditë pas asaj të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, presidenti rus do të diskutojë me homologun e tij kinez Xi Jinping mënyrat për të “forcuar më tej partneritetin gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimin strategjik” midis Rusisë dhe Kinës, sipas të njëjtit burim.

Putin dhe Presidenti kinez Xi Jinping do të shkëmbejnë gjithashtu pikëpamje mbi çështje të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, shtoi Kremlini në një deklaratë.

Putin dhe presidenti kinez janë takuar më shumë se 40 herë gjatë viteve, së fundmi në Pekin shtatorin e kaluar.

Të dy liderët nënshkruan një marrëveshje partneriteti strategjik “pa kufizime” në shkurt 2022, më pak se tre javë para se Moska të niste operacionin e saj ushtarak në Ukrainë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x