11.5 C
Tirana
21 / 02 / 2026

Ukrainasit shpallin ofensivën e madhe: Në fillim rimarrim Khersonin, pastaj të gjithë vendin

Gjenerali ukrainas Kyrylo Budanov ka folur për  rezultatin e mundshëm të luftës në një intervistë  me The War Zone. Ai beson se kundërofensiva ukrainase për të marrë në kontroll Khersonin do të realizohet deri në fund të muajit të ardhshëm, shkruan skynews.

Rusia aktualisht po rigrupohet në zonë me rreth 40,000 trupa,  duke përfshirë “njësitë ruse më të trajnuara dhe më të afta”, tha ai. Këto përfshijnë mbrojtjen ajrore, forcat e operacionit special dhe këmbësorinë.

I pyetur nëse Ukraina po planifikon një kundërsulm në Krime – e cila u aneksua në vitin 2014, gjenerali Budanov tha se kjo “do të ndodhë vitin e ardhshëm”.

Sa i përket kohës kur do të përfundojë lufta, ai tha se do të ishte një “mundësi e mirë për t’i dhënë fund luftës” kur Ukraina të arrijë kufijtë e saj të vitit 1991, kur vendi fitoi pavarësinë nga Rusia, raporton abcnews.al.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x