Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se propozimi i Shteteve të Bashkuara është ende në shqyrtim nga autoritetet iraniane.
Në një prononcim për mediat vendase, ai theksoi se plani amerikan po analizohet dhe, pasi të përfundojë ky proces, Irani do t’i komunikojë qëndrimet e tij përmes kanaleve diplomatike, përfshirë palën pakistaneze.
Baghaei nënvizoi se koncepti i negociatave kërkon përpjekje të sinqerta për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe duhet të bazohet në “besim të mirë”. Sipas tij, negociatat nuk mund të zhvillohen në kushte presioni, imponimi, mashtrimi apo shantazhi.
Ndërkohë, disa media iraniane kanë pretenduar se, pas asaj që e cilësojnë si dështim të “Projektit Liri” të presidentit amerikan, media në SHBA po përpiqet të devijojë vëmendjen përmes publikimit të spekulimeve dhe lajmeve të rreme në favor të administratës amerikane dhe Donald Trump.
- Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen - 08/10/2026
- Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës! - 08/10/2026
- Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll! - 08/10/2026