Intervista e Presidentit të SHBA-së Donald Trump me emisionin “60 Minutes” të CBS ishte mjaft e tensionuar, pasi ai reagoi ashpër ndaj shkrimeve që Cole Allen kishte bërë para se të kryente sulmin gjatë darkës së presidentit me gazetarët, ai sulmoi gazetaren Nora O’Donnell dhe mbajti një qëndrim mbi dhunën politike në Shtetet e Bashkuara.
Prezantuesja i CBS lexoi pjesë nga shkrimet e autorit, të cilat nuk e përmendnin emrin e presidentit, por përfshinin frazën: “Nuk jam më i gatshëm të lejoj që një pedofil, përdhunues dhe tradhtar të më njollosë duart me krimet e tij”.
Reagimi i presidentit ishte i menjëhershëm dhe i fortë. “Unë nuk jam përdhunues. Nuk kam përdhunuar askënd. Më vjen keq, nuk jam pedofil”, tha ai. “Po lexoni këto budallallëqe nga një njeri i sëmurë me të cilin po më shoqëroni, gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me mua. Jam shfajësuar plotësisht”, shtoi ai .
“Nuk duhet ta lexoni këtë në ’60 Minutes’. Është e turpshme”, tha ai.
Presidenti është kritikuar shpesh për marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein, megjithëse ai pretendon se informacioni që është bërë publik e “shfajëson” atë, ndërsa autoritetet nuk e kanë akuzuar për ndonjë shkelje në lidhje me rastin.
Presidenti amerikan argumentoi se dhuna politike në vend nuk është domosdoshmërisht e rritur krahasuar me të kaluarën.
“Nëse shikoni prapa 20, 40, 100, 200 ose 500 vjet, ajo ka qenë gjithmonë aty. Njerëzit po vriten, plagosen, lëndohen”, tha ai.
“Nuk jam i sigurt nëse është më shumë sot sesa ishte atëherë”, shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, ai fajësoi demokratët për klimën politike, duke i akuzuar ata për përdorimin e retorikës së ashpër.
“Mendoj se gjuha e urrejtjes së demokratëve është shumë më e rrezikshme. Mendoj se është shumë e rrezikshme për vendin”, tha presidenti.
Në vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë qenë dëshmitare të një sërë incidentesh të dhunës politike, duke përfshirë dy atentate ndaj Donald Trump, një sulm me zjarrvënie në rezidencën e guvernatorit të Pensilvanisë, vrasjen e një politikani në Minesota dhe vrasjen e Charlie Kirk.
Këto zhvillime po intensifikojnë debatin rreth nivelit dhe shkaqeve të dhunës politike në vend.
- Shtyhet gjyqi, Monika Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë edhe Rama - 27/04/2026
- Prej 18 muajsh në paraburgim, shikoni si ka ndryshuar ish-Presidenti Ilir Meta - 27/04/2026
- Raporti i SPAK gjatë 2025, Braho në KLP, flet për korrupsionin: 6 procedime për zyrtarë të lartë. Janë bllokuar mbi 24 mln euro - 27/04/2026