11.5 C
Tirana
27 / 04 / 2026

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së

Presidenti amerikan Donald Trump është larguar me nxitim nga darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë brenda hotelit ku po zhvillojej eventi në Uashington DC. Trump u pa të nxirret me nxitim nga skena nga agjentë të Shërbimit Sekret, ndërsa oficerë të armatosur rëndë ndërhynë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së

Një agjent i sigurisë amerikane u plagos dhe mori trajtim në spital, thanë autoritetet.

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së

Disa nga politikanët, diplomatë dhe gazetarë të profilit të lartë të Amerikës ishin mbledhur në sallën e vallëzimit në Uashington Hilton kur më pas u detyruan të fshiheshin nën tavolina. Shumë nga të ftuarit e WHCA ishin veshur me fustane ballo dhe smoking për eventin special përpara se të detyroheshin të dilnin ose të fshiheshin nga kaosi i krijuar.

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së

I dyshuari është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, nga Torrance, Kaliforni, raportojnë mediat amerikane – ai do të përballet me akuzat zyrtare në gjykatë të hënën.
Një foto tregon autorin e dyshuar pa bluzë i shtrirë në dysheme me duart e prangosura pas shpine, ndërsa shërbimi sekret qëndron rreth tij. Trump tha në Shtëpinë e Bardhë se kishte urdhëruar që fotoja të postohej.

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së

Melania Trump qëndroi pranë Karoline Leavitt, Pete Hegseth dhe Marco Rubio si dhe zyrtarëve të tjerë ndërsa Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së

Trump tha se ishte “traumatike” për gruan e tij Melania, e cila bëri një paraqitje të rrallë para mediave pas incidenteve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x