Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se mbretit Charles III dhe mbretëresha Camilla do të vizitojnë SHBA-në siç ishte planifikuar.
Duke iu referuar incidentit të fundit të të shtënave me armë në Shtëpinë e Bardhë ku u ndalua një agresor, Trump konfirmoi vizitën e Charles III ashtu siç ishte planifikuar duke thënë se “ai është i mrekullueshëm dhe e presim me padurim ta takojmë. Ai është vërtet një person fantastik, një përfaqësues i jashtëzakonshëm dhe është i guximshëm”
Trump ka theksuar më tej se “ai e përfaqëson kombin e tij si askush tjetër”.
Vizita shtetërore e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla në Shtetet e Bashkuara është planifikuar për 27–30 prill 2026, ku do të pritet nga presidenti Donald Trump dhe Zonja e parë Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Vizita përfshin ceremoni zyrtare, darkë shtetërore dhe takime të nivelit të lartë, në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Trump e ka cilësuar vizitën si mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
- Polemikat për të kuqin e Balogun/ Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino flet për telefonatën me Trump! (Deklarata e plotë) - 06/07/2026
- “Infantino të largohet sot”, shpërthen revolta pas faljes së Balogun, UEFA sulmon FIFA-n - 06/07/2026
- Goditje për njeriun më të pasur të Francës, Arnault urdhërohet të paguajë miliona euro taksa - 06/07/2026