Kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike, duke u dhënë deputetëve një porosi të qartë për angazhimin e tyre për mobilizimin e emigrantëve shqiptarë që të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas raportimit të gazetarit të News24, Osman Stafa, Berisha ka kërkuar nga deputetët e PD-së që të shtrijnë aktivitetin e tyre si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj, duke kontaktuar emigrantët dhe duke i bindur ata të mbështesin Partinë Demokratike.
Mobilizimi i diasporës ka qenë një nga prioritetet e deklaruara të Partisë Demokratike, duke synuar të sigurojë mbështetje nga komuniteti i madh shqiptar jashtë vendit në procesin zgjedhor të këtij viti.Berisha i “var shpresat” tek diaspora, zbardhet porosia që u la deputetëve në mbledhjen e grupit
- Berisha sulmon Salianjin: Punon për Edi Ramën! I përgjigjet ish-deputeti demokrat: Nuk na duhet një parti qaramane sa herë humb zgjedhjet - 04/02/2026
- “PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme - 04/02/2026
- Nëse ngujohen vetëm pak mijë protestues në bulevard, asgjë nuk ndodh… - 04/02/2026