Një fabrikë e vjetër dhe e vogël veshjesh, blihet nga një firmë shumëkombëtareshe. Nuk do të ketë shkurtime në punë, por ka një klauzolë në dukje jo të rëndësishme në kontratën e re që duhet firmosur.
Të mbyllura në një sallë, janë 11 gra, pjesë e këshillit të fabrikës që duhet të vendosin nëse ta pranojnë apo jo.
Stefano Massini – nje prej shkrimtareve e dramaturgëve me te suksesshëm italiane pasardhës i denjë i Dario Fo-së,merr shkas nga ngjarje e vërtetë dhe ndërton historinë e 11 grave, 11 punëtoreve, me mosha dhe eksperienca të ndryshme jetësore, të cilat përballen me një kërkesë, në dukje të padëmshme: reduktimin e orarit të pushimit me
7 minuta.
7 minuta duken pak, por pak e nga pak debati nxehet dhe secila prej grave bën një përshkrim të jetës të tyre, përpara se të vendosin në duhet të pranojnë apo jo. Dilema e madhe për të pranuar apo jo, shfaq një qëndrim heroik të grave për të mos iu nënshtruar një kërcënimi të heshtur që fsheh pas këtyre 7 minutave njollosjen e dinjitetit të tyre si dhe dobësimin e të drejtave që mezi janë fituar.
Një temë aktuale mbi kapitalizmin e sotëm ku punëtorët vijojnë të jenë të pambrojtur përballë një “pronari” përherë e më anonim.
Gra, të drejta njerëzore, frikërat e një të ardhmeje të pasigurtë pune në një ekonomi globale, e bëjnë këtë fabul sa lokale aq edhe universale.
📍Ju presim 5️⃣Mars ⏰ 20.00❗️ArTURBINA 🎭, pjesëmarrëse në FemFEST.
𝐘𝐋𝐋𝐊𝐀 𝐌𝐔𝐉𝐎 | 𝐋𝐔𝐈𝐙𝐀 𝐗𝐇𝐔𝐕𝐀𝐍𝐈 |
𝐙𝐀𝐌𝐈𝐑𝐀 𝐊𝐈𝐓𝐀 | 𝐎𝐋𝐓𝐀 𝐃𝐀𝐊𝐔 | 𝐀𝐍𝐈𝐋𝐀 𝐁𝐈𝐒𝐇𝐀 | 𝐑𝐔𝐃𝐈𝐍𝐀 𝐃𝐄𝐌𝐁𝐀𝐂𝐀𝐉 | 𝐀𝐃𝐄𝐋𝐈𝐍𝐀 𝐌𝐔Ç𝐀 | 𝐀𝐋𝐄𝐒𝐈𝐀 𝐗𝐇𝐄𝐌𝐀𝐋𝐀𝐉 | 𝐏𝐀𝐎𝐋𝐀 𝐊𝐎𝐃𝐑𝐀 | 𝐀𝐉𝐋𝐈𝐍 𝐏𝐄𝐓𝐑𝐄𝐋𝐀 | 𝐗𝐇𝐎𝐀𝐍𝐀 𝐊𝐀𝐑𝐀𝐉
Autor: Stefano Massini
Regjisore : @driadadervishi
▶️REZERVIMI I BILETAVE NË 📞 0692797001
Biletat shkojnë për bursë studimi📚