28.5 C
Tirana
13 / 06 / 2025

38-vjeçari nga Shijaku ndez zjarr për djegien e shkurreve, por përfundon në burg

Një 38-vjeçar me iniciale M.M. ka rënë në pranga pasi dyshohet se zjarri që ka ndezur për të djegur disa shkurre, si pasojë e përhapjes së flakëve, ka djegur një sipërfaqe toke dhe 1 mijë pemë ulliri.

Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi thotë se reagimi i Policisë për arrestimin e autorëve do të jetë i menjëhershëm, konform parashikimeve të Kodit Penal për këtë krim.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x