Më 21 janar shënohen 14 vite nga vrasja e 4 protestuesve nga plumbat e shtetit gjatë qeverisjes Berisha, ndërsa dosja tashmë është në dorë të SPAK.
Analisti Ilir Demalia i ftuar në Report Tv thotë se 21 janari është vrasje shtetërore dhe sipas tij qëllimi i Sali Berishës ishte që të eliminonte opozitën e asaj kohe (PS).
“Vrasje shtetërore, ata nuk tentuan të futen brenda, nuk ishin me armë. Berisha e bëri për të vrarë përfundimisht opozitën që ishte në atë kohë”, theksoi Demalia.
Analisti shton se SPAK duhet mbështetur që të çoj para të gjitha hetimet dhe dosjet që ka në duar.
“Ne duhet ti japim fuqi SPAK, ta mbështesim, më mirë të fillojë një ndëshkim, se sa mos të fillojë ndëshkimi fare”, tha Demalia.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Liria që falte Fatos Nano… - 28/10/2025
- Çmenduria e koreanit për fanellën e Cristiano Ronaldos, i jep portugezit rekordin e radhës - 28/10/2025
- Opinion: DREJTËSIA KA NEVOJË PËR NDIHMË - 28/10/2025