16.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

’21 janari’, Elisabeta Imeraj: Duhet të hetohet, pse u vranë 4 protestues të pafajshëm. Berisha u thirr për 8 janarin, pse nuk thirret për 21 janarin?

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e ftuar në emisionin Frontline Interview në Report Tv thotë se vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011 duhet të hetohet. Imeraj tha për gazetaren Marsela Karapanço se 21 janari duhet të ishte hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme askohe, ndërsa thekson se edhe vetë publiku duhet të dije se pse u vranë 4 persona të pafajshëm.

“E kam bindje juridike dhe ligjore. 21 janari duhet të hetohej në kohën që ka ndodhur, largimi në kohë zbeh edhe mundësinë e marrjes së provave.

Kanë ndodhur procese gjyqësore të pakthyeshme. Legjislacioni aktual nuk rëndon pozitën e një personazhi të dënuar.

Për këto arsye është e vështirë të arrihet në konkluzion. 21 janari në kohën kur ka ndodhur, zyrtarët e lartë, kanë qenë kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme e cila duhet të kishte kryer detyrën për ta hetuar. E rëndësishme është të hetohet.

Në fund të fundit edhe publiku ka të drejtën e botës për të zbuluar: Pse u vranë 4 persona jetë të pafajshme, vetëm për faktin se kanë dalë për të protestuar.

Berisha është thirru në prokurori për rastin e 8 janarit që ka të bëjë me përplasjen te PD- zyrtare dhe jo zyrtare dhe jo për 21 janarin”- tha Imeraj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x