Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se 16 stetasit shqiptarë që u përfshinë në aksidentin automobilistik në Katania të Italisë teksa udhëtonin me autobus, kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën.
Përmes një njoftimi, ministria sqaroi se është vënë në komunikim me autoritetet italiane.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari. Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane”, thuhet në njoftimin e MEPJ.
- Analiza e REL: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit? - 05/11/2026
- Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse - 05/11/2026
- Trump: Po marr telefonata nga persona të pakënaqur me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth - 05/11/2026