19.5 C
Tirana
19 / 05 / 2024

100 shkolla pajisen me laboratorë “smart”, Rama: Do t’i shtrijmë më tutje programet e kodimit

Nga shkolla “Jeronim De Rada” nga ku viti arsimor ka nisur me risinë e kurrikulës TIK në klasat e para me laboratorët smart që janë ngritur edhe në 100 shkolla të tjera në të gjithë vendin, Kryeministri Rama është shprehur se “këto janë 100 laboratorët e parë që instalohen në bashkëpunim me AADF“. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka shtuar se “sistemi për mësimin e teknologjisë dixhitale do të shtrihet në të gjithë vendin”.

Edi Rama: Kjo është gjenerata tjetër. Janë 100 laboratorët e parë që ne i instalojmë në bashkëpunim me AADF. Ndërkohë kemi programin me Bankën Botërore dhe ndërkohë kemi edhe një plan që të mbështesim edhe ne nga pikëpamja buxhetore, duke bërë që i gjithë ky sistem të përhapet në të gjitha shkollat e vendit në një kohë të arsyeshme. Ajo që është themelore është që t’u japim mundësi më të rriturve që të hyjnë në një fazë të thelluar të kodimit dhe përmes asaj diturie të bëhen të aftë për një treg tjetër. Ne do t’i shtrijmë më tutje të gjitha programet e kodimit në bashkëpunim me sipërmarrjet në mënyrë që të krijojmë një shtresë komplet të re që ka filluar të formësohet, por ne do ta nxisim që brenda periudhe të kemi një numër të konsideruar të rinjsh, të cilët janë të punësuar në një treg komplet tjetër që është tregu i punës online.

/javanews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x