Xhuliano Skuka është emri më i përfolur i momentit në kampionatin shqiptar. 24-vjeçari ka bërë mirë gjatë viteve të fundit, teksa nuk kanë munguar ofertat as nga kampionati Italian. Deri më tani, të kuqtë nuk kanë pranuar ta transferojnë ‘yllin’ e skuadrës.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije në mënyrë ekskluzive se oferta e fundit e ardhur për Skukën është 1.2 mln euro. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një klub që militon në Serinë A, i njohur për mbështetjen dhe zhvillimin e lojtarëve të rinj. Në kontratë përfshihet vlera 1.2 mln euro për kartonin, ndërkohë në rast shitje më pas, 20% i shkojnë ‘demave’.
Pak ditë më parë, një grup skautësh ishin të vendosur në ‘Air Albania’ për të ndjekur nga afër sulmuesin, i cili madje shënoi dhe golin e fitores në derbi. Vlera asokohe ishte diku rreth 600 mijë euro e cila u refuzua menjëherë nga presidenti Gazmend Demi.
Ndërkohë oferta aktuale, e cila është më e larta për një lojtar në kampionatin tonë, po shqyrtohet me qetësi nga drejtuesit. Kjo për faktin se Partizani synon fitimin e titullit, ndërsa me një mungesë si Skuka puna do të vështirësohej.
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025