Aventura e Igor Tudor te Juventusi është mbyllur. Klubi bardhezi ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit kroat për të cilin rezultoi fatale humbja në Olimpico ndaj Lazios që ishte edhe humbja e tretë radhazi pas asaj me Comon dhe Realit të Madridit në Bernabeu 1-0 në Ligën e kampioneve
Drejtimin e skuadrës përkohësisht, Juventusi ka vendosur t’ia besojë Massimo Brambillas, trajnerit aktual te Next Gen dhe më pas do të përcaktojë pasuesin e vërtetë të Tudor në pankinën e Zonjës së Vjetër. Lista e kandidatëve për të marrë vendin e Tudor ka disa opsione në Itali por edhe jashtë saj
Ndër kandidaturat italiane spikat emri i Luciano Spallettit, por është edhe pista e Roberto Mancinit, ndërsa Raffaele Palladino është i preferuar nga Drejtori Teknik Modesto, me të cilin trajneri ka punuar kur ishte te Monza.
Përsa iu përket kandidaturave jashtë Italisë, shfaqen emrat e Terzic, Rose, Xavi Hernandez dhe Gareth Southgate. E vetmja siguri në këtë cështje është se Thiago Motta që është ende në kontratë me Juventusin deri në 2027 nuk do të thirret sërish për të rimarrë drejtimin e Zonjës së Vjetër. Për më tepër, kontrata me italo-brazilianin që është ende në fuqi, është një prej faktorëve që drejtuesit e Juventusit do të duhet të vlerësojë përpara se të marrin përsipër kostot për ardhjen e atij që do të jetë trajneri i tretë në borderonë e klubit. Vendimi përfundimtar do të varet nga ajo që do të ndodhë në orët e ardhshme dhe nga paraqitja në ndeshjen me Udinesen.
- Mbahet në GJKKO seanca e radhës për çështjen Partizani. Avokatja e Berishës: SPAK ka gjetur fajtorin para se të gjejë provën - 12/01/2026
- Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht - 12/01/2026
- Nuk bëhet revolucioni duke marrë rrogën e shtetit në Parlament - 12/01/2026